Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është zotuar se do ta ndihmojë financiarisht Komunën e Gjilanit që ta tejkalojë krizën me ujin e pijes.
Megjithatë, sipas ministrit në largim të këtij dikasteri, Fatmir Matoshi, e gjitha kjo varet nga Qeveria, pasi që kjo e fundit nuk e ka pasur në rend të ditës këtë pikë, raporton KTV.
Matoshi ka thënë se shpreson që kërkesa e Komunës së Gjilanit të dalë në rend dite në një tjetër mbledhje – të fundit, që Qeveria pritet ta mbajë.
Banorët në anën tjetër thonë se është koha e fundit që të ndërmerret diçka në lidhje me këtë, sepse sipas tyre, ka lagje që vetëm njëherë në javë ka ujë përreth dy orë.
Por, ata shtojnë që ka edhe lagje ku uji nuk ndalet asnjëherë.
Edhe
Ministria paralajmëron masa ndaj Komunës për deponinë në Matiçan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në “Interaktiv” ka thënë se me kohë i kanë marrë të gjitha veprimet ligjore, porse ka lagje, në të cilat reduktimet e ujit shkojnë deri në 14 orë.
Përndryshe, kjo komunë që nga mesi i qershorit ka shpallur gjendje emergjente për sa i përket furnizimit me ujë.
-
Pacolli: Prishtina bëri shkelje ligjore me menaxhimin e deponisë në Matiçan
-
Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
-
(Mos)Pastrimi i një segmenti rrugor përplas Komunën e Prishtinës me Ministrinë e Infrastrukturës
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim