Kompania e ujësjellësit “Hidromorava” nuk do ta funksionalizojë rrjetin e ujësjellësit në tri fshatra të Vitisë ngase qeverisja komunale dhe banorët nuk e kanë shlyer borxhin ndaj KEDS-it nga viti 2000.
Vetëm banorët e fshatit Gjylekar i kanë mbi 20 mijë euro borxh që është krijuar nga shpenzimi i energjisë elektrike. Nga ana tjetër, Komuna deklaron se do të tentojë ta gjejë një zgjidhje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë së ujësjellësit , Muhamed Suliqi, deklaron se ata do të marrin në menaxhim rrjetin e ri të ujësjellësve në rast se nuk ka obligime financiare.
“Kemi një marrëveshje me operatorin ekonomik, ka të bëjë me fazën e pestë të rehabilitimit të rezervuarëve të stacioneve të pompimit të rrjetit dhe vendosjen e ujëmatësve. Ka ngecur në fshatin Skifteraj në Zhiti dhe Beguncë. Dhe në këto tri fshatra që i përkasin fazës së pestë është bërë rehabilitimi i rezervuarëve, stacionit të pompave ku edhe në Skifteraj një pjesë e ujëmatësve është vendosur. Mirëpo, kanë problem me rrymën që kanë obligime, sepse duhet të ketë rrymë për më testu rrjetin me qëllim që të intervenohet në rrjet aty ku ka nevojë për rehabilitim”, ka thënë ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)