Vjetërsimi i shtyllave elektrike po u shkakton probleme banorëve të lagjes “Kurti”, nga Zllatari i Ferizajt.
Sipas tyre, këto shtylla paraqesin problem për shkak të ngarkesës së madhe të kabllove. Derisa ekziston edhe rreziku i rrëzimit të tyre si pasojë e vjetërsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa një pjesë e lagjes së këtij fshati përballet me rrezikun nga shtyllat elektrike, disa banorë detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera për bartjen e rrymës në mungesë të shtyllave.
E ndonëse këto probleme u adresuan te KEDS-i, përfaqësuesi i fshatit thotë se kompania nuk u interesua asnjëherë që të bëjë zgjidhje.
Problemet me shtylla shpeshherë kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këtë lagje.
Derisa, sipas banorëve, shumë aparatura shtëpiake janë djegur si pasojë e kësaj.
Për shqetësimin e banorëve të kësaj lagjeje, televizioni ka pyetur zyrtarë të KEDS-it, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.