Kosovë

Nesër një pjesë e Pejës mbetet pa ujë

 

Një pjesë e qytetit të Pejës, nesër, më 30 tetor 2019, do të mbetet pa ujë të pijes për shkak të punimeve në rehabilitimin e rezervuarit të vjetër të ujit.

Siç ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, një pjesë e bllokut “Zatra”, rrugët “Brigada Kosovare”, “Mustafë Kelmendi, “Luigj Gurakuqi” dhe disa të tjera në lidhshmëri me këto, do të kenë reduktim në furnizim me ujë të pijes prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Njëjtë reduktime do të ketë edhe fshati Bellopojë.