Arbëri

QKMF-ja e Prizrenit konfirmon mungesën e insulinës

Insulina që kërkohet nga pacientët që vuajnë nga sëmundja e sheqerit mungon në barnatoren qendrore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Krahas kësaj, përgjegjësit e kësaj qendre shëndetësore të nivelit parësor kanë konfirmuar se ka mungesë të furnizimit edhe me shumicën e barnave për sëmundjet kronike.

Për të gjitha këto mungesa sipas tyre përgjegjësia është e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka për obligim furnizimin me barnat nga lista esenciale, shkruan sot “Koha Ditoer”. Por Dega e NISMA-s në Prizren për këtë çështje ka bërë përgjegjëse si Qeverinë qendrore ashtu edhe atë lokale.

Sipas këtij subjekti politik “përplasjet e koalicionit të dështuar PDK-LDK” si edhe “dështimi i qeverisjes së të dënuarit Ramadan Muja po i kushton shtrenjtë qytetarit të Prizrenit edhe në fushën e shëndetësisë, pasi po mungojnë madje edhe barnat esenciale në QKMF-në në Prizren” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.