Kosovë

Banorët e Milloshevës kundërshtojnë parkingun në oborrin e shkollës

Banorët e Milloshevës kundërshtojnë parkingun në oborrin e shkollës

Banorë të fshatit Milloshevë të Obiliqit janë duke e kundërshtuar ndërtimin e një parkingu për stafin e shkollës “Hasan Prishtina” në oborrin e saj. Ata po thonë se me këtë projekt Komuna e Obiliqit është duke e dëmtuar parkun, ku kanë qëndruar nxënësit e prindërit e fëmijëve kur i bartin në shkollë.

Banorët kanë nisur edhe një peticion për të kundërshtuar këtë projekt të Komunës. Në mesin e kundërshtarëve është edhe Esat Berisha, i cili për 40 vjet (1964-2005) ka qenë mësimdhënës i edukatës fizike në këtë shkollë. Ai thotë se pishat që gjenden në këtë park i kishte mbjellë ai me nxënës dhe arsimtarë në vitin 1964-65. Sipas tij, ky është uzurpim i kopshtit të shkollës, shkruan sot Koha Ditore.