Kosovë

Gjilani ndan 200 mijë euro për hapjen e puseve, apelohet që qytetarët të kursejnë ujin

Gjilani ndan 200 mijë euro për hapjen e puseve, apelohet që qytetarët të kursejnë ujin

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale të Ujit Hidromorava, ka ndarë sot 200 mijë euro për hapjen e puseve të reja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lajmi u bë i ditur pas takimit të Task Forcës për Menaxhimin e Thatësisë, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ndërkaq ka marrë pjesë edhe drejtori KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Alban Ramushi dhe zyrtarë të tjerë.