Gjilan, 8 tetor – Komuna e Gjilanit i ka dorëzuar sot Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dy autoambulanca të reja, të cilat janë investim krejtësisht i komunës në shumën prej mbi 100 mijë euro.
"Uroj që të përdoren në mënyrë më të mirë dhe të ruhen për shkak se është investim nga taksat e qytetarëve”, tha nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, pas dorëzimit zyrtar të këtyre dy autoambulancave. Edhe drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli. uroi që shërbimi i urgjencës dhe tërë shërbimi parësor shëndetësor të ketë kushte më të mira, ndërsa drejtori i QKMF, dr. Fejzulla Berisha, ka thënë se përmes këtyre dy ambulancave, qytetarët do të marrin shërbime më të shpejta, më të mira dhe në kohë rekorde.