Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të rinjtë jetësojnë idenë për kabinet atraktiv për orët e gjermanishtes në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj

Një ambient më i mirë do t’u shërbejë nxënësve të shkollës “Ahmet Hoxha” në Ferizaj për mbajtjen e orëve mësimore të gjuhës gjermane.

Ambientit i ka paraprirë një trajnim ku të rinjtë e Ferizajt janë aftësuar për lidership, vullnetarizëm, identifikim të nevojave, dizajnim dhe implementim të projekteve. U krijua një grup i ri prej dhjetë nxënësve që jetësuan idenë për kabinetin. Kabineti tashmë është kompletuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suad Sadiku, arsimtar i gjuhës gjermane, është shprehur tejet i lumtur për kabinetin e gjuhës gjermane.

Aktiviteti është pjesë e programit “Brick”, themeluar dhe implementuar nga organizata CDF.