Kosovë

Kuvendarëve në Lipjan u mohohet e drejta e pyetjeve për ekzekutivin

Kuvendarëve në Lipjan u mohohet e drejta e pyetjeve për ekzekutivin

Kuvendi Komunal i Lipjanit ka zhvilluar mbledhjen e rregullt të hënën, mirëpo këshilltarëve u është mohuar e drejta për t’i bërë pyetje ekzekutivit me arsyetim se vendi është në një periudhë të fushatës zgjedhore dhe mund të keqpërdorët foltorja për fushatë.

Ndaj, disa këshilltarë nga radhët e subjekteve opozitare PDK, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate e kanë bojkotuar mbledhjen. Kryesuesi i KK-së, Daut Azemi, fillimisht ka kërkuar të miratohej rendi i ditës dhe pastaj të miratohej edhe propozimi i tij për të mos diskutuar rreth pyetjeve të kuvendarëve, shkruan sot Koha Ditore.