Ahmeti: Për dy vjet Ministria e Infrastrukturës s’e realizoi asnjë projekt në Lipjan

Ahmeti: Për dy vjet Ministria e Infrastrukturës s’e realizoi asnjë projekt në Lipjan

Agim Ademi Agim Ademi 23 September 2019 17:09

Një varg kërkesash për asfaltim të rrugëve lokale dhe regjionale në Lipjan janë bërë së fundmi nga qytetarët dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal. Megjithatë, kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës duke thënë se për këtë komunë s’ka investuar asnjë cent në dy vjetët e fundit.

“Gjatë dy vjetëve që i lëmë pas nuk e kemi pasur asnjë investim nga Ministria e Infrastrukturës. Nëse dikush e di se kjo ministri ka bërë ndonjë investim në Lipjan atëherë më tregoni sepse deri tashti kemi zero investime, pra të gjitha projektet që i kemi bërë janë me buxhet vetjak të komunës”, ka thënë midis të tjerash Ahmeti, raporton Koha Ditore.

Ahmeti po ashtu ka thënë se kjo ministri i ka ndërprerë edhe projektet që kanë qenë në proces të realizimit, duke përmendur rrethrrotullimin te fshatin Banullë, asfaltimin e rrugës Lipjan deri te udhëkryqi për Janjevë dhe 5-6 rrugë të tjera që ishin të financuara nga buxheti i kësaj ministrie.

Në qeverinë e fundit kjo ministri udhëhiqej nga Pal Lekaj i AAK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme