Një varg kërkesash për asfaltim të rrugëve lokale dhe regjionale në Lipjan janë bërë së fundmi nga qytetarët dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal. Megjithatë, kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës duke thënë se për këtë komunë s’ka investuar asnjë cent në dy vjetët e fundit.
“Gjatë dy vjetëve që i lëmë pas nuk e kemi pasur asnjë investim nga Ministria e Infrastrukturës. Nëse dikush e di se kjo ministri ka bërë ndonjë investim në Lipjan atëherë më tregoni sepse deri tashti kemi zero investime, pra të gjitha projektet që i kemi bërë janë me buxhet vetjak të komunës”, ka thënë midis të tjerash Ahmeti, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti po ashtu ka thënë se kjo ministri i ka ndërprerë edhe projektet që kanë qenë në proces të realizimit, duke përmendur rrethrrotullimin te fshatin Banullë, asfaltimin e rrugës Lipjan deri te udhëkryqi për Janjevë dhe 5-6 rrugë të tjera që ishin të financuara nga buxheti i kësaj ministrie.
Në qeverinë e fundit kjo ministri udhëhiqej nga Pal Lekaj i AAK-së.