Një varg kërkesash për asfaltim të rrugëve lokale dhe regjionale në Lipjan janë bërë së fundmi nga qytetarët dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal. Megjithatë, kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës duke thënë se për këtë komunë s’ka investuar asnjë cent në dy vjetët e fundit.
“Gjatë dy vjetëve që i lëmë pas nuk e kemi pasur asnjë investim nga Ministria e Infrastrukturës. Nëse dikush e di se kjo ministri ka bërë ndonjë investim në Lipjan atëherë më tregoni sepse deri tashti kemi zero investime, pra të gjitha projektet që i kemi bërë janë me buxhet vetjak të komunës”, ka thënë midis të tjerash Ahmeti, raporton Koha Ditore.
Ahmeti po ashtu ka thënë se kjo ministri i ka ndërprerë edhe projektet që kanë qenë në proces të realizimit, duke përmendur rrethrrotullimin te fshatin Banullë, asfaltimin e rrugës Lipjan deri te udhëkryqi për Janjevë dhe 5-6 rrugë të tjera që ishin të financuara nga buxheti i kësaj ministrie.
Në qeverinë e fundit kjo ministri udhëhiqej nga Pal Lekaj i AAK-së.
-
Qytetarët kërkojnë shumë projekte infrastrukturore
-
“Lipjani zorrë qorre mes Prishtinës e Ferizajt”- Bytyqi për infrastrukturën në Lipjan
-
Ahmeti prezanton një varg projektesh të realizuara gjatë 2022-s
-
Dështojnë disa marrëveshje në mes të Qeverisë dhe komunave për projekte kapitale
-
Zvarritet riasfaltimi i rrugës regjionale Shtime-Lipjan, në drejtim të Prishtinës