Gjilani i pajisë me mekanizma të ndryshme bujqësore 60 fermerë

Gjilani i pajisë me mekanizma të ndryshme bujqësore 60 fermerë

23 September 2019 12:26

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë sot mekanizma bujqësorë për 60 fermerë, vlera e të cilëve është afro 53 mijë euro, njofton kumtesa komunale.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se ky është viti i gjashtë që Komuna shpërndan këtë pako.

“Është viti i gjashtë i qeverisjes së Lutfi Hazirit që e promovojmë këtë projekt, duke e vlerësuar rëndësinë e mekanizimit bujqësor. Nga kjo pako mbështetëse, 20 fermerë përfitojnë spërkatëse 440 litërshe, 10 fermerë përfitojnë rotofreza, 10 të tjerë përfitojnë piajtore me 24 disqe, 10 fermerë kosa rotative, ndërsa 10 fermerë të tjerë përfitojnë grumbulluese të sanës. Për pak ditë, edhe dhjetë fermerë do të furnizohen me makina për mbjellje të misrit. Pra, janë 70 pajisje mekanizimi. Urime të gjithë përfituesve”, tha Ramadani.

Ramadani, po ashtu, tha se krahas këtij aktiviteti, Drejtoria për Bujqësi e ka të hapur edhe thirrjen për aplikim për farë të grurit, duke shtuar se mekanizimi bujqësor do ta krijojë mundësinë e punimit cilësor të tokës e rritjes së rendimentit.

Ndërsa, fermeri nga Pogragja, Ismajl Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen në mekanizim, duke thënë se ky është një lehtësim i madh për të për punimin e tokës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme