Pas tërmeteve, Komuna e Mitrovicës i kthen maturantët nga Shqipëria

Pas tërmeteve, Komuna e Mitrovicës i kthen maturantët nga Shqipëria

22 September 2019 13:17

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se komuna që ai udhëheqë ka vendosur t’i kthej në Kosovë maturantët që ndodheshin në vizitë në Shqipëri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se asnjë nga nxënësit nuk është lënduar ndërkaq sipas tij, një vendim i tillë është marrë për sigurinë e tyre.

“Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t'u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë. Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç'rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi. Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme