Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit` Gjethi` nën mbështetjen e Komunës së Kaçanikut organizon eventin me biçikleta DITA PA MAKINA – TOUR N’KAÇANIK.
"Me këtë rast ftohen të gjithë entuziastët e çiklizmit, natyrës dhe mjedisit që së bashku ta vëmë vendin tonë në listën e qyteteve që inkurajon lëvizshmërinë motorike, aktivitetin fizik, socializimin e qytetarëve dhe kohezionin mes tyre. Aktiviteti ynë i përbashkët tregon gjithashtu vullnetin tonë që qyteti të jetë për njerëzit dhe jo peng i makinave. Me këtë rast në shenjë simbolike do të bëhet mbyllja e Bulevardit të Qytetit për makina. Pas përfundimit të itinerarit çiklistik do të organizohet edhe një koncert me këngë argëtuese për të gjithë të interesuarit. Tour n’Kaçanik organizohet të dielën më 22 shtator. Në ora 10.00 nga kafeteria Lagoon-na bëhet nisja e eventit jo garues çiklistik. Itinerari është Kaçanik- Kovaçevc- Nikaj- Soponicë- Sllatinë dhe anasjelltas. Pjesëmarrësit luten që të kenë me vete biçikletën dhe veshje të përshtatshme. Nga ora 13:00 organizohet koncerti ku do të na argëtojë grupi lokal.", ka njoftuar Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit 'Gjethi'.