Arbëri

Vendimi për subvencionimin e energjisë elektrike në Obiliq në mospërputhje ligjore

Në mospërputhje ligjore ka dalë vendimi i Kuvendit Komunal të Obiliqit për miratimin e Rregullores për subvencionimin e energjisë elektrike dhe caktimin e kuotës më të ulët për çmimin e energjisë elektrike në zonën e rrezikuar mjedisore.

Pas këtij interpretimi ligjor nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, i njëjti Kuvend e ka shfuqizuar këtë vendim. Ky hap është konsideruar i papërgjegjshëm nga partia opozitare në këtë komunë, LVV. Kryetari i Qendrës së kësaj partie në Obiliq, Halil Thaçi, e ka quajtur edhe mashtrim nga ana e qeverisjes lokale, shkruan sot Koha Ditore.

“Vendimi i shfuqizuar vërtet po tregon pandërgjegjëshmërinë e qeverisjes së AAK-së në Kastriot (Obiliq). Ata disa javë më parë patën marrë një iniciativë dhe po shkonin nëpër çdo shtëpi, kinse siç thoshin ata ‘po ju regjistrojmë për lirimin e rrymës!’ Ne si Lëvizje Vetëvendosje e kemi ditur qysh në start se ky është vetëm një mashtrim i radhës nga ana e kësaj qeverisjeje!”, ka theksuar Halil Thaçi.

(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)