Masë disiplinore ndaj mësimdhënësit të dhunshëm

Masë disiplinore ndaj mësimdhënësit të dhunshëm

Agim Ademi Agim Ademi 18 September 2019 08:39

Nxënësit e shkollës fillore "Enver Topalli" në fshatin Greme të Ferizajt kanë publikuar një video-xhirim në rrjete sociale, në të cilën mësimdhënësi i matematikës XH.T. shihet duke përdorur dhunë ndaj një nxënësi.

Pas publikimit të saj, Komuna e Ferizajt, pa e specifikuar ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masë disiplinore ndaj tij. Këtë gjë nuk e ka specifikuar as drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani. Ai vetëm ka thënë se janë duke e hetuar rastin, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne e kemi marrë informatën dhe i kemi kontaktuar udhëheqësit e shkollës për ta hetuar saktësisht rastin. Fillimisht masat do t’i marrë shkolla, pastaj do të procedohet lënda në Komunë te komisioni disiplinor për t’i marrë masat ndëshkuese. Mësimdhënësi e ligjëron lëndën e matematikës me klasë të larta, ndërkaq nëse incidenti është i përmasave më të mëdha atëherë mund të kalojë edhe me suspendim nga puna”, ka thënë Llabjani. Ai ka lënë të hapur autenticitetin e xhirimit, duke e ndërlidhur me fazën para zgjedhore.

Për këtë rast ka reaguar edhe Komuna e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media.

(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme