Kosovë

SBASHK-u kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë, nesër protestë

SBASHK-u kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë, nesër protestë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se nesër në mesditë do të organizohet një protestë para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës për të kundërshtuar mbylljen e shkollave në Kamenicë.

SBASHK-u nëpërmjet një reagimi thotë se kanë pritur dialog e mirëkuptim, ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati do të ndjejë unitetin e SBASHK-ut.