Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në përurimin e sallës së sporteve në shkollën fillore “Ramë Bllaca”, në Bllacë të Suharekës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Bytyqi me këtë rast theksoi se, kjo sallë ia shton vlerën kësaj shkolle e cila mbanë emrin e një veprimtari të shquar siç është Ramë Bllaca, por edhe është dëshmuar për rezultate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të nivelit qendror me atë komunal, sa i përket realizmit të projekteve, të cilat kanë për qëllim krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e talentit të të rinjve tanë.
“Padyshim që përtej përgatitjes dhe rëndësisë që ka ana edukative, është po aq e rëndësishme edhe pjesa rekreative, e cila po mundësohet me rastin e përurimit të kësaj salle. Si qytetarë të Kosovës, e kemi dëshmuar që jemi të talentuar, sidomos në sport, prandaj kjo na obligon që t’u krijojmë kushte të rinjve tanë për të zhvilluar talentin e tyre. Padyshim, talente të tilla do të dalin edhe nga kjo shkollë”, ka thënë Bytyqi.