Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente që të marrin masa ndaj zyrtarëve komunalë të Obiliqit për shkuljen e drunjve. Sipas tyre, në rrugën Obiliq-Milloshevë janë dëmtuar qindra drunj në gjendje të mirë.
Përfaqësuesi i Qendrës së VV-së në këtë komunë, Sami Ahmeti, ka thënë se ky është keqplanifikim nga ana e psuhtetit komunal, i cili do të duhej të mendonte më herët për projektet e tjera përgjatë kësaj rruge para se të mbilleshin këta drunj, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sikur edhe në të gjitha projektet e tjera vërehet një ngutje për të bërë punë të paplinifikuara, edhe në rastin në fjalë projekti për ndriçimin e kësaj rruge është bërë add-hock vetëm pasi që është konfirmuar se do të ketë zgjedhje parlamentare. Janë dëmtuar qindra drunj, shumica e tyre në gjendje shumë të mirë, të mbjellur vite më parë dhe kjo është e tmerrshme kur dihet se pemët kërkojnë vite për të ardhur në gjendjen që ishin, e që momentalisht nuk është klima e as sezona e përshtatshme”, ka thënë Sami Ahmeti.
Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Obiliqit, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se janë duke u larguar vetëm drunjtë që kanë dështuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)