Mbyllet rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Mbyllet rruga Kaçanik-Hani i Elezit

02 September 2019 10:39

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut dhe për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit, zona e rrëshqitjes.

MIT thotë se kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga data 3 deri më 6 shtator, konkretisht nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

"Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion", thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme