Kosovë

Kundërkorrupsioni kërkon evitimin e shkeljeve në një tender të Graçanicës

Kundërkorrupsioni kërkon evitimin e shkeljeve në një tender të Graçanicës

Agjencia Kundër Korrupsionit ka evidencuar shkelje ligjore në një tender të Komunës së Graçanicës që kishte për qëllim “Furnizim me rekuizita sportive dhe pajisje”. 

Në opinionin e këtij institucioni është konstatuar se zyrtarët komunalë nuk i kanë zbatuar 3 nene të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP) dhe 1 nen të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për prokurimin publik, shkruan sot Koha Ditore.