Arbëri

Graçanica ndërton gjashtë shtëpi për raste sociale

Gjashtë familje pritet të bëhen me kulm mbi kokë sivjet në Komunën e Graçanicës. Këto familje përfituese të Kartës Sociale kanë nënshkruar edhe kontratat për fillimin e ndërtimit të këtyre shtëpive, që do të investohen nga Komuna.

Në një njoftim të Komunës së Graçanicës thuhet se nga ky projekt do të përfitojnë kategoritë sociale, çiftet e reja dhe të zhvendosurit, shkruan sot Koha Ditore.

“Në bazë të konkursit, komisioni ka marrë vendim për zgjedhjen e familjeve bazuar në një analizë të plotë të dokumentacionit dhe gjetjes së fakteve. Nga ky konkurs është vendosur të ndërtohen gjashtë njësi të reja strehimi për familjet e kategorisë sociale, për çifte të reja të martuara dhe për persona të zhvendosur. Familjet që janë përzgjedhur, deri në fund të vitit do të kenë kulm mbi kokë. Ndërtimi i këtyre shtëpive do të fillojë deri në fund të verës dhe financohen plotësisht nga Komuna e Graçanicës përmes programit të Kartave të Strehimit Social”, thuhet në njoftimin e Komunës së Graçanicës.

Sipas këtij njoftimi , kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq, ka thënë se një prej prioriteteve të Komunës është zgjidhja e çështjes së banimit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)