Kosovë

Kërkohen masa ndaj festimit, duke nxjerrë gjysmën e trupit jashtë makinës në lëvizje

Kërkohen masa ndaj festimit, duke nxjerrë gjysmën e trupit jashtë makinës në lëvizje
 

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) vlerëson si shqetësim defilimin e veturave nëpër qendrën e qytetit të Vitisë, ku pjesëmarrësit në ceremonitë familjare të cilat organizohen kryesisht në muajin e verës janë duke festuar me nxjerrjen e trupave të tyre nga makina në lëvizje.

Ky veprim, sipas EVSB-së, përveç që është ne kundërshtim me rregullat e komunikacionit përbën edhe rrezik për jetën e atyre, të cilët veprojnë në këtë mënyrë, shkruan sot Koha Ditore.