Kosovë

Kreu i Gjilanit zotohet për nisjen e aksionit për ndalimin e zhurmës në qytet

Kreu i Gjilanit zotohet për nisjen e aksionit për ndalimin e zhurmës në qytet

Qeverisja komunale e Gjilanit është zotuar se nuk do të lejojë vazhdimin e zhurmës, e cila po shkaktohet nga volumi i lartë i zërit të muzikës në kafene të ndryshme, duke paralajmëruar edhe dënime mandatore, konfiskim dhe mbyllje të lokalit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ka ankesa për rikthim të zhurmës në lagjen “Dardania” dhe në lokacione të tjera nëpër qytet, dhe se është shndërruar në një problem për të cilin ka ankesa nga banorët, shkruan sot Koha Ditore.