Qeverisja komunale e Gjilanit është zotuar se nuk do të lejojë vazhdimin e zhurmës, e cila po shkaktohet nga volumi i lartë i zërit të muzikës në kafene të ndryshme, duke paralajmëruar edhe dënime mandatore, konfiskim dhe mbyllje të lokalit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ka ankesa për rikthim të zhurmës në lagjen “Dardania” dhe në lokacione të tjera nëpër qytet, dhe se është shndërruar në një problem për të cilin ka ankesa nga banorët, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka deklaruar se mund të lejohet operimi i kafeneve pas orës 12 të mesnatës vetëm nëse ato respektojnë thirrjet e Komunës për mosshkaktim të zhurmës...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Lokalet në Gjilan që shkaktojnë zhurmë me muzikë pas mesnate, do të gjobiten e mbyllen
-
Këshilltarët komunalë të Gjilanit kërkojnë ndalimin e zhurmës nga bizneset në disa lagje
-
Komuna e Prishtinës ka përuruar Dhomën e Monitorimit të Zhurmave, paralajmërohen gjoba
-
Rama paralajmëron gjoba për kafenetë e zhurmshme
-
6 deri në 24:00, ky pritet të jetë orari për lokalet në qendër të Prishtinës