Numri i madh i qytetarëve duke pritur me orë para sporteleve të ofiqarisë në Pejë, për marrjen e një dokumenti të gjendjes civile, tash e sa vjet nuk është pamje e zakonshme që shihet para këtyre sportele, pavarësisht që është edhe sezoni i verës kur shtohet edhe numri i mërgimtarëve të interesuar për marrjen e dokumenteve.
“Qe një orë jam duke pritur me marr certifikatën. Herë e japin e herë thonë pritni edhe pak se kanë problem me rrjet. Nuk e di se çka po ndodh kështu. Si mund të kenë probleme me rrjet. S’po kuptoj, tërë ditën me humbë për një dokument”, ankohet mërgimtari Kujtim G., derisa po priste në radhë të martën para njërit sportel të ofiqarisë në Pejë, transmeton Koha Ditore.
Edhe qytetarët e tjerë që po prisnin në radhë ose dilnin jashtë të tymosnin ndonjë cigare derisa u bëhej dokumenti që kanë kërkuar, nuk fshehin mllefin dhe nervozizmin, madje edhe me fjalë të tjera.
Disa prej tyre ikin jashtë dhe shfrytëzojnë aparatin elektronik “E-kioskë” për të nxjerrë ndonjë certifikatë që të kryejnë punë më shpejt. Kjo pritje para sporteleve për marrjen e dokumenteve të gjendjes civile po ndodh tash e disa ditë.
Drejtori i Administratës Komunale në Pejë, Fatmir Asllani, tregon se e gjithë kjo po ndodh për shkak të problemeve në sistem...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)