Shkolla “Lidhja e Prizrenit” edhe sivjet e parinovuar

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” edhe sivjet e parinovuar

Ilir Osmanaj 14 August 2019 09:57

Kushtet në objektin e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, sivjet nuk do të përmirësohen me ndonjë rinovim të tërësishëm të objektit, pavarësisht se gjendja në këtë objekt çdo vit sa vjen e përkeqësohet.

Megjithëse nga jashtë ky objekt shkollor duket në gjendje të mirë nga fasada e mureve të jashtme, por vjetërsia e kësaj shkolle të ndërtuar nga gurët në vitin 1941 vërehet në hapësirat e brendshme, të cilat nuk i ofrojnë më kushtet e nevojshme për mbajtjen e mësimit, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshemetë e dëmtuara të klasave, dyert dhe dritaret e klasave, çatia e shkollës, e cila gjatë reshjeve pikon në shumë vende nëpër klasa, të cilat edhe nuk ngrohen mirë... e më së keqi kanë qenë tualetet e shkollës, që gjenden në një objekt prapa shkollës.

Për të gjitha këto probleme, drejtori i ri i kësaj shkolle që kishte marrë drejtimin e kësaj shkolle në fillim të vitit, me një kërkesë i ishte drejtuar Drejtorisë së Arsimit për nevojën e intervenimit në këtë objekt arsimor.

Nga të gjitha këto kërkesa, kësaj shkolle do t’i kryhen vetëm tualetet e reja. Në shkollë shihet së ka nisur të punohet në ndërtimin e tualeteve të reja në dy katet e shkollës...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme