Kosovë

MMPH-ja investon në Gjilan për krijimin e zonave të gjelbra

MMPH-ja investon në Gjilan për krijimin e zonave të gjelbra

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për financimin e projektit “Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan”, në vlerë prej 550 mijë euro.

Matoshi tha se komuna e Gjilanit ka trashëguar shumë probleme në fushën e mjedisit andaj sipas tij përmes investimeve kapitale kjo komunë do të arrij një zhvillim të qëndrueshëm.