Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar transparencën për komunat e Kosovës për tre vjetët e fundit. Sipas kësaj matjeje, Komuna e Ferizajt ka shënuar rritje të theksuar gjatë 2018-s.
Kjo OJQ më së shumti është bazuar në transparencën buxhetore, në publikimin e buxhetit, planin e prokurimit, raportin e auditorit të përgjithshëm, raportet e shpenzimeve financiare etj., andaj kjo komunë ka publikuar 100 për qind këto të dhëna, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë 2018-s Komuna e Ferizajt ka shënuar rritje të transparencës edhe në publikimin e njoftimeve për kontrata të prokurimit publik. Komuna e Ferizajt numëron gjithsej 108 mijë e 610 banorë, ndërkaq buxheti komunal për 2018 ishte 29 milionë e 248 mijë e 881 euro. Po ashtu, sipas KDI-së, numri i zyrtarëve publikë është 2 mijë e 387.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)