Arbëri

INPO: Pezullimi i dhënies së lejeve ndërtimore i jashtëligjshëm

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në mbledhjen e rregullt me Bordin e Drejtorëve, të hënën, ka marrë vendim që të pezullohet dhënia e lejeve ndërtimore me qëllim të planifikimit më të mirë të standardeve dhe kritereve në këtë fushë.

“Kryetari Aliu i vendosur në këtë nismë tha se për herë të parë, pas 20 vjetëve, Komuna e Ferizajt po merr këtë hap, këtë vendim të domosdoshëm për të frenuar keqplanifikimin e territorit dhe për t’i dhënë mundësi që me analizë paraprake të projektohen zonat dhe kushtet e ndërtimit”, thuhet midis të tjerash në komunikatë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo rreth kësaj çështjeje ka reaguar menjëherë organizata INPO me arsyetim se vendimi i kryetarit të Komunës si masë efektive me arsyetim të mirëplanifikimit të territorit dhe ndërtimeve sipas kritereve dhe standardeve më të larta në këtë fushë nuk ka bazë ligjore dhe madje shkel të drejtat e qytetarëve dhe palëve të interesuara për pajisje me leje, të cilën ua garanton ligji.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)