Arbëri

ZKA: 54 punëtorë të punësuar pa konkurs në Komunën e Deçanit

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, në raportin e saj të Pasqyrës Financiare Vjetore (PFV) në Komunën e Deçanit për vitin e kaluar, në konkluzionin e përgjithshëm mbi qeverisje, ka gjetur një numër të madh të dobësive të qeverisjes brenda Komunës. Veçanërisht Auditori ka konstatuar sërish nivel të ulët të zbatimit të rekomandimeve nga viti paraprak.

Raporti i Auditimit të ZKA-së për vitin 2017 për Komunën e Deçanit kishte rezultuar me 22 rekomandime kryesore, prej të cilave vetëm tri ishin zbatuar. “Komuna nuk ka përgatitur plan veprimi ku paraqitet mënyra se si do t’i zbatojë rekomandimet e dhëna. Deri në fund të auditimit tonë për vitin 2018, tri rekomandime janë zbatuar, tri të tjera ishin në proces të zbatimit, 12 rekomandime nuk janë adresuar, si dhe katër rekomandime ishte mbyllur”, thuhet në Raportin e Auditimit të ZKA-së për këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe për vitin 2018, Auditori i përgjithshëm sërish ka renditur një grumbull rekomandimesh për gjetjet gjatë auditimit të kryer të pasqyrës financiare. Gjithsej janë 18 rekomandime dhe njëra prej tyre prek mangësinë në angazhimet e punëtorëve me marrëveshje për shërbime të veçanta.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)