Kosovë

LDK-AVONET: Kryetari i Ferizajt po i anashkalon shkeljet ligjore

 

LDK-ja opozitare dhe rrjeti o OJQ-ve, Avonet, kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Agim Aliu, se me komunikata po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen e opinionit nga “shkeljet ligjore” të identifikuara nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt, nga radhët e LDK-së, ka thënë se kryetari qëllimshëm po i anashkalon problemet e identifikuara nga auditori, shkruan sot Koha Ditore.