LDK-ja opozitare dhe rrjeti o OJQ-ve, Avonet, kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Agim Aliu, se me komunikata po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen e opinionit nga “shkeljet ligjore” të identifikuara nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.
Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt, nga radhët e LDK-së, ka thënë se kryetari qëllimshëm po i anashkalon problemet e identifikuara nga auditori, shkruan sot Koha Ditore.
“Për raste të tilla kryetari i komunës e ka për obligim ta denoncojë publikisht me emër dhe mbiemër, mirëpo me siguri ka qenë ndonjë rast specifik ndërkohë nëpërmjet komunikatave të tilla po mundohej ta humbte vëmendjen e qytetarëve për shkeljet e gjetura nga auditori gjeneral”, ka thënë Kokollari.
(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
Aliu sërish kryetar i Asociacionit të Komunave, VV-ja e Krasniqi thonë se pati parregullsi
-
Mungon kryetari, shtyhet shqyrtimi i auditmit të projektit “Bashkimit i qytetit të Ferizajt”
-
AVONET: Shkollat në Komunën e Ferizajt në gjendje të rëndë
-
Opozita në Ferizaj kritikon kryetarin për mospërmbushje të premtimeve zgjedhore
-
Komuna e Ferizajt synon t’i shpërblejë qytetarët që denoncojnë zyrtarët publikë që s’e respektojnë orarin e punës