Arbëri

Spitali i Pejës kërkon qendër të kardiologjisë invazive

Duke u bazuar në numrin e madh të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka shprehur nevojën e hapjes në hapësirat e tij të një qendre të kardiologjisë invazive. Këtë nevojë të domosdoshme ky spital e arsyeton me numrin e pacientëve me infarkt që transferohen çdo muaj për trajtim në Qendrën Klinike Universitare (QKU) në Prishtinë.

Çdo muaj nga ky spital transferohen në QKU deri në 30 pacientë me infarkt. Vetëm muajin e kaluar kanë qenë 35 transferime në QKU të pacientëve me infarkt. Duke pasur parasysh këtë numër të pacientëve, si dhe numrin prej mbi 250 mijë banorësh në rajonin e Pejës, që mbulon Spitali i Përgjithshëm në Pejë, zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti, tregon se tashmë spitali iu ka drejtuar nivelit qendror me kërkesë për krijimin e kësaj qendre në këtë spital.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë, si qendër rajonale shëndetësore, pranon nga qendrat kryesore të mjekësisë familjare raste të shumta me probleme kardiake. Në mungesë të mjeteve të punës, por edhe për shkak të organizimit të sistemit shëndetësor, ne këto raste pas trajtimit të shkurtër i transferojmë tek niveli terciar në QKUK. Prandaj është nevojë imediate që njësia jonë e koronares të avancohet në qendër të kardiokirurgjisë, për çka edhe kemi bërë kërkesë për arsye se në rend të parë për pacientët intervenimi do të ishte më i shpejtë”, thotë Sahiti.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)