Kosovë

Disa shërbimeve në Rahovec u zgjatet orari i punës

Foto: Ilustrim/Koha
 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar sot vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit.

Me këtë vendim zgjatet orari i punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16:00 deri ora 18:00 dhe të shtunën nga ora 9 :00 deri ora 12: 00.