Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, sot qe i pranishëm në përurimin e punimeve në rrugën e Verbicës së Zhegocit që lidhet me Sllovinë e Lipjanit.
Siç thuhet në komunikatën për media, ai ka përmendur se kjo rrugë është rëndësishme për banorët e këtyre anëve, rrugë kjo që është filluar së ndërtuari tre herë që nga koha e Jugosllavisë.
“Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për komunat, sepse ato janë baza e zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatë.
Rruga Verbicë e Zhegocit, Gjilan që e lidhë me Sllovinë e Lipjanit me vlerë prej 1 milion e 380 mijë euro, është e gjatë 7.8 kilometra dhe do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të MIT-së.
Ky projekt do të përfundojë brenda një viti.
