Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita e kritikon, Haskuka vazhdon përplasjen me Prokurorinë

Përplasjet ndërmjet lidershipit të Komunës së Prizrenit dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit lidhur me (mos)hetimin e rasteve të dyshimta për keqpërdorime e shkelje ligjore në pushtetin lokal kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave.

Së fundmi, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i ka bërë thirrje edhe një herë Prokurorisë në Prizren që t'i shqyrtojë seriozisht të gjitha rastet e kësaj natyre dhe ta kryejë punën me përgjegjësi të plotë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria ditë më parë i pati quajtur të paqëndrueshme pretendimet e Haskukës, duke theksuar se Komuna nuk ka dorëzuar 60 kallëzime penale për rastet e dyshuara, por vetëm një njoftim lidhur me to. Në këtë përplasje publike janë përfshirë edhe partitë opozitare, PDK dhe AAK, të cilat i kanë vlerësuar si tendencioze deklaratat e kryetarit Haskuka.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)