Banorët e Shtërpcës edhe një herë po protestojnë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në Lumin Lepenc.
Shqiptarë dhe serbë kanë dalë të bashkuar kundër dëmeve që u ka shkaktuar ndërtimi i këtij hidrocentrali që nga viti 2013, raporton KTV.
Gjatë protestës, banorët e fshatit Biti e Poshtme kanë kërkuar që të mos futet lumi në gypa.
“Ne nuk jemi kundër ndërtimit të hidrocentralit, por jemi kundër varrosjes së tij. Nuk ka qenë e paraparë me e fut nëpër gypa”, tha Azem Tahiri, përfaqësues i protestës.

Të pranishëm ishin edhe banorët serbë të Shtërpcës të cilët po e kundërshtojnë degradimin e lumit.
Ata thanë se hidrocentrali i ka shkaktuar probleme të mëdha fshatit në aspektin bujqësor.
Ndërtimi i hidrocentralit në lumin Lepenc ka filluar në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë janë ndërprerë e kanë rifilluar disa herë punimet.