Kosovë

Në Podujevë kërkohet ndihma e nivelit qendror për qentë endacakë

Në Podujevë kërkohet ndihma e nivelit qendror për qentë endacakë
 

Zyrtarët komunalë të Podujevës po kërkojnë ndihmën e nivelit qendror për trajtimin e qenve endacakë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë thënë se këto kafshë që bredhin lirshëm rrugëve të qytetit, përveçqë paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, shumë nga ta mund të përhapin edhe ndonjë epidemi. Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, thotë se kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ndërmarrjen e masave urgjente rreth kësaj çështjeje, por deri tash nuk ka pasur përgjigje pozitive.