Kosovë

Prej 6 vjetësh shkolla e Milloshevës me kulm të dëmtuar

Prej 6 vjetësh shkolla e Milloshevës me kulm të dëmtuar

Qeverisja e Obiliqit është akuzuar nga opozita e kësaj komune se për gjashtë vjet nuk ka arritur t’i sanojë dëmtimet në kulmin e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Milloshevë. Sa herë që ka reshje, uji depërton brenda objektit. E zyrtarët komunalë thonë se Drejtoria e Arsimit vazhdimisht i ka sanuar dëmet në këtë objekt, edhe pse e pranojnë se uji pikon brenda.

“Objekti është ndërtuar nga MASHT-i në vitin 2009...Këtë kohën e fundit ka pasur probleme, por DKA-ja gjithnjë ka sanuar situatën dhe ka investuar për të riparuar dhe nuk ka pasur pengesa të mëdha”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për informim të kësaj komune. Por ata nuk kanë treguar datën se prej kur pikon uji brenda objektit të shkollës, shkran sot Koha Ditore.