Kosovë

Shumë ankesa për gabime në emërtimin e rrugëve

 

Shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me emërtimin e rrugëve, shesheve e lagjeve do të shqyrtohen nga organet komunale të Prizrenit. Një gjë e tillë, sipas pushtetit lokal, do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm, kur do të mblidhet Komisioni për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit.

Ky komision ditë më parë ka mbajtur mbledhjen konstitutive, në drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi. Në këtë mbledhje, sipas njoftimit të Komunës, kryesues i Komisionit është zgjedhur Karanfil Haxhillari (LVV), ndërsa zëvendëskryesues Azem Durmiši (NDS), shkruan sot Koha Ditore.