Kosovë

Policia në Prizren njofton për një ushtrim të KFOR-it në terren

Foto: Ilustrim
 

Policia e rajonit të Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se me datë 24.06.2019 ditë e hënë, në Rajonin e Komunës së Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhurë, KFOR-i me njësitë e veta do të kryej një ushtrim në teren.

Aty, përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter. Ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetarëve.