Kosovë

Auditori me 16 rekomandime për qeverisjen e Klinës

Auditori me 16 rekomandime për qeverisjen e Klinës

Auditimi i Pasqyrës Financiare Vjetore (PFV) në Komunën e Klinës për vitin 2018 nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nxjerrë një serë dobësish në procesin qeverisës të Komunës, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, dobësi në kontrolle menaxheriale dhe menaxhim të rrezikut, apo cilësinë e raportimit menaxherial.

ZKA-ja i ka drejtuar kësaj komune 16 rekomandime. Prej tyre, pesë rekomandime kanë të bëjnë për mangësitë dhe parregullsitë e gjetura për kontrata për punë, si lidhja e kontratave në mungesë të zotimeve, punët shtesë, vonesa në realizim të kontratave dhe dënimet nga mospagesa në kohë të faturave për punë të kryera, shkruan sot Koha Ditore.