Komunarët e Podujevës janë duke heshtur për mosrealizimin e projektit të palestrës sportive në qytet. Ata më 22 dhjetor të vitit 2017 e kishin bërë një tentim për ta vënë gurin themeltar në oborrin e ish-ndërmarrjes “Fapol”, për çka pretendojnë se është pronë komunale.
Por privatizuesit e objekteve të ish-“Fapolit” “Jaha Company”, nuk i kanë lejuar, pasi e njëjta pronë është në kontest gjyqësor. Për gati një muaj (prej 24 majit) gazeta ka pritur përgjigje nga zyrtarët komunalë për arsyen pse nuk po fillon ky projekt, nëse e kanë zgjidhur kontestin pronësor me AKP-në, nëse është hequr dorë për realizimin e tij etj., por përgjigjet kanë munguar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe nga tash, në dhjetor të vitit 2017 ata shpreheshin të vendosur për të filluar ndërtimin e kësaj palestre, pavarësisht kontestit pronësor. Zëdhënësi Nazmi Elezi atëkohë kërkonte nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të hiqte dorë nga kjo pronë, për të cilën thoshte se është komunale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)