Kosovë

Kërkohet rritje e cilësisë së produkteve për të eksportuar në BE

Kërkohet rritje e cilësisë së produkteve për të eksportuar në BE

Për të eksportuar produktet kosovare në tregun evropian, duhet cilësi më e lartë dhe plotësim i kërkesave dhe standardeve të BE-së. Kjo u tha në diskutimin që Zyra e BE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve, e organizuan në kuadër të diskutimeve për të njoftuar qytetarët për MSA-në, në komunën e Kaçanikut me temën “Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së”.

Aty u theksuan edhe nevojat dhe kërkesat e prodhuesve vendor të cilët kërkuan rregullim të tregut dhe më shumë mbështetje.