PDK-ja e akuzon AAK-në për nepotizëm në Rahovec

PDK-ja e akuzon AAK-në për nepotizëm në Rahovec

13 June 2019 21:45

Dega e PDK-së në Rahovec e ka akuzuar AAK-në për nepotizëm në këtë komunë.

Ata përmes një njoftimi për medie thonë se, që nga ardhja në pushtet e kryetarit aktual të komunës, Smajl Latifi, punësimet partiake nuk kanë të ndalur.

Sipas tyre, rasti i fundit është punësimi i gruas së njërit ndër njerëzve të afërt të kryetarit siç është Ardian Rama, i cili njëkohësisht është edhe zyrtar i AAK-së në Rahovec.

“Bazuar në njoftimin për rezultatet e konkursit me numër të protokollit 1908 të datës 12.06.2019 për vendin e punës zyrtar/e për Mirëqenie Sociale 4 ( një pozitë), për befasi me numrin më të madh të pikëve del të jetë Antigona Rexha-Rama pikërisht gruaja e Ardian Rama, i cili është i punësuar si zyrtar financiar në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Dihet mirë që QPS-në ku është punësuar gruaja e Ardian Ramës, menaxhohet nga DSHMS-ja dhe nga këtu vërehet që në punësimin e gruas së tij ka pasur ndikim direkt”, thuhet në njoftim.

Ata thonë se, me punësime familjare dhe partiake asnjëherë nuk mund të ketë të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës!

“Qeverisja e Smajl Latifit, e vetmja gjë që mund t’i ofrojë qytetarit, është keq qeverisja, nepotizmi dhe mentaliteti klanor i qeverisjes”, thuhet ndër të tjera në reagim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme