Brenda këtij objekti, mësimi zhvillohet në dy sisteme të ndryshme arsimore.
Në shkollën fillore të mesme të ulët “22 Dhjetori”, komuniteti goran mësimet i zhvillon me planprogram arsimor serb, përderisa shkolla “Restelica” funksionon me sistemin e Kosovës, raporton KTV.
Përfaqësues të shkollës “Restelica” thonë se bashkëpunimi mes tyre është minimal.
Në Komunën e Dragashit janë edhe 15 shkolla të tjera që funksionojnë me sistemin arsimor të Serbisë.
Për këtë, kryetari i kësaj komune, Shaban Shabani, ka thënë se njëherë i kanë mbyllur këto institucione, megjithatë nga presionet e shumta, kanë qenë të detyruar t’i rihapin.
Ai shton se këtyre nxënësve që mësojnë me këtë sistem iu pamundësohet regjistrimi në sistemin arsimor të Kosovës, përfshirë universitetin.
Edhe
Kompleksiteti i arsimit paralel serb, propozohet modeli gjermano-danez
Përkundër që ky problem është i vjetër, Ministria e Arsimit ende nuk ka ndonjë plan konkret në lidhje me këtë, por janë duke e bërë një pilot-projekt, me të cilin do të fillojnë që këto shkolla t’i integrojnë gradualisht në sistemin e arsimit të Kosovës.
Megjithatë, më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë funksionojnë sipas plan-programit serb.
-
Në Kosovë ka shkolla që punojnë me plan-program të Serbisë, në Preshevë s’u lejohen as libra shqip
-
Shteti i pafuqishëm, rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë
-
Shteti i pafuqishëm, rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë
-
Serbia josh me nga 40 euro në muaj nxënësit romë e ashkalinj në Mitrovicë