Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 16 shkolla në Dragash ende mësojnë me plan-program serb

Brenda këtij objekti, mësimi zhvillohet në dy sisteme të ndryshme arsimore.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “22 Dhjetori”, komuniteti goran mësimet i zhvillon me planprogram arsimor serb, përderisa shkolla “Restelica” funksionon me sistemin e Kosovës, raporton KTV.

Përfaqësues të shkollës “Restelica” thonë se bashkëpunimi mes tyre është minimal.

Në Komunën e Dragashit janë edhe 15 shkolla të tjera që funksionojnë me sistemin arsimor të Serbisë.

Për këtë, kryetari i kësaj komune, Shaban Shabani, ka thënë se njëherë i kanë mbyllur këto institucione, megjithatë nga presionet e shumta, kanë qenë të detyruar t’i rihapin.

Ai shton se këtyre nxënësve që mësojnë me këtë sistem iu pamundësohet regjistrimi në sistemin arsimor të Kosovës, përfshirë universitetin.

Edhe Kompleksiteti i arsimit paralel serb, propozohet modeli gjermano-danez Arbëri Kompleksiteti i arsimit paralel serb, propozohet modeli gjermano-danez

Përkundër që ky problem është i vjetër, Ministria e Arsimit ende nuk ka ndonjë plan konkret në lidhje me këtë, por janë duke e bërë një pilot-projekt, me të cilin do të fillojnë që këto shkolla t’i integrojnë gradualisht në sistemin e arsimit të Kosovës.

Megjithatë, më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë funksionojnë sipas plan-programit serb.